Katër persona intervistohen nga policia në lidhje me incidentin në lagjen e Boshnjakëve
Lagjja e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës është bllokuar për pak minuta.
Kjo pasi që persona të panjohur kanë shpërthyer gomat e disa veturave, në mesin e tyre edhe ato me tabela të Serbisë, e po ashtu edhe kanë vendosur ‘stikera’ në një përmendore të UÇK-së.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, ka thënë për IndeksOnline se lidhur me këtë rast, katër persona janë shoqëruar në stacionin policor dhe janë duke u intervistuar nga policia.