Hamza në Kaçanik ju premton prindërve nga 100 euro për fëmijët që detyrohen t’i çojnë në çerdhe private në mungesë të atyre publike

Hamza në Kaçanik ju premton prindërve nga 100 euro për fëmijët që detyrohen t’i çojnë në çerdhe private në mungesë të atyre publike

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka zhvilluar një takim me të rinjtë e Kaçanikut, komunë në të cilën PDK-ja qeverisë.

Faqja e PDK-së, ka publikuar një pjesë të fjalimit të Hamzës ku të rinjve ku iu premton avancim.

Një premtim i Hamzës është edhe subvencionimi me 100 euro për prindërit që kanë fëmijë dhe nuk kanë çerdhe publike e që detyrohen t’i çojnë në private.

“Të gjithë ata prindër që kanë fëmijë dhe nuk kanë çerdhe publike, kemi me i subvencionu me 100 euro për fëmijë në çerdhe private” ka premtuar ai.

Hamza ka premtuar edhe vende pune, e përkrahje për të rinjtë që të hapin bizneset e tyre.

Shpërndaje në: