“Ofendues, shantazhues…”, U.D drejtori i ri Hysen Honduzi kishte ‘ferrka’ me ish-kryetarin e Bordit të RTK-së, Besnik Boletinin

“Ofendues, shantazhues…”, U.D drejtori i ri Hysen Honduzi kishte ‘ferrka’ me ish-kryetarin e Bordit të RTK-së, Besnik Boletinin

Bordi i RTK-së ka votuar sot dhe e ka emëruar ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm, Hysen Hundozin. 

Në komunikatën për media, emërimi tij u bë me arsyetimin me faktin se situata është rënduar pasi asnjë pagesë nuk po mund të kryhet.

Mirëpo kush është Hundozi?

Sipas njoftimit të RTK-së, ai është pjesë e këtij tv qe disa vite, ani pse emri i tij nuk është i njohur.

Një kërkim të thjesht që Periskopi bëri Hundozi mesa duket ka qenë kundër ish- Kryetarit të Bordit të RTK-së, Besnik Boletinit.

Ai në një postim që ka publikuar në gusht, Honduzi ka sulmuar Boletinin duke thënë se është personi më i padëshiruar në transmetuesin publik.

Ai ka akuzuar Boletinin si ofendues e shantazhues ndaj stafit të RTK-së, e sidomos të gjinisë femërore.

 

 

Ditë më parë ka dhënë dorëheqje zëvendësdrejtorit i përgjithshëm i RTK-së, Adi Krasta./Periskopi

A keni dëgjuar ndonjëherë për Hysen Hudozin? U emërua u.d. drejtor i përgjithshëm i RTK’së

Shpërndaje në: