Përgjues ndaj gazetarit Kajtazi, Gashi: Prokuroria Speciale të hedhë dritë mbi këtë rast pa asnjë kompromis
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka reaguar pasi gazetari Vehbi Kajtazi e ka gjetur një përgjues në veturën e tij.
Ai ka thënë se ky veprim cenon lirinë e fjalës dhe integritetin e mediave.
Deputeti kërkon nga Prokuroria Speciale që zbardh pa asnjë kompromis.
Reagimi i plotë:
Zbulimi i mjeteve përgjues në makinën e gazetarit Vehbi Kajtazi është një alarm i fortë që trondit sigurinë fizike dhe juridike në Kosovë. Ky akt cenon lirinë e fjalës dhe integritetin e mediave, duke lënë të kuptohet se askush nuk është i sigurt nga ndërhyrjet e padukshme. Prokuroria Speciale duhet të hedhë dritë mbi këtë rast deri në fund, pa asnjë kompromis, për të rikthyer besimin e humbur te institucionet dhe për të garantuar sigurinë juridike dhe publike. Mediat duhet të jenë të lira të bëjnë punën e tyre pa frikë, ndërsa institucionet e pavarura duhet të tregojnë profesionalizëm dhe përgjegjësi të plotë.