Reagon Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias: Të nisen hetimet për rastin e Vehbi Kajtazit

Reagon Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias: Të nisen hetimet për rastin e Vehbi Kajtazit

Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias ECPMF ka reaguar pasi në veturën e gazetarit dhe pronarit të Paparacit, Vehbi Kajtazi u gjet sot një pajisje gjurmuese.

Në reagim thuhet se janë të alarmuar dhe ju bëjnë thirrje institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë që të nisin hetimet.

Reagimi i plotë:

Jemi të alarmuar se në veturën e gazetarit të Kosovës Vehbi Kajtazi u gjet një pajisje gjurmuese, vetëm disa ditë pasi ai dhe gazetarët e tjerë ngritën shqetësime serioze për ndjekjen nga anëtarë të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Ne i bëjmë thirrje policisë dhe prokurorisë së Kosovës që të kryejnë një hetim efektiv, të pavarur dhe profesional për të siguruar që personat përgjegjës për spiunimin e gazetarëve të identifikohen dhe të sillen para drejtësisë.

Shpërndaje në: