Aksidenti në Bresalc të Gjilanit, humb jetën një grua

Aksidenti në Bresalc të Gjilanit, humb jetën një grua

Një grua ka mbetur e vdekur si pasojë e një akisdenti që ka nodhur sot gjatë ditës në Bresalc të Gjilanit.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani njoftoj se aksident kanë qenë të përfshira tri automjete, ku të lënduar kanë mbetur 3 persona.

Ndërsa, viktima ka ndërruar jetë në qendrën emergjente të Gjilanit, pas lëndime të marra.

Informatë shtesë:

Te nderuar,  ju njoftojm se me datë 31.10.2024 rreth orës 15;00h  ka ndodhur një aksident trafiku mes tri automjeteve,  ku si pasoj e këtij aksidenti kanë qenë të lënduar tre persona.

Ata janë dërguar me urgjencë në qendrën emergjente për ndihmë mjekësore.

Pasagjerja shtetase e Kosovës (1978),  si pasojë e lendimëve të marra në aksident ka ndërruar jetë ku vdekjen e saj e kanë konstatuar mjekët në QE-Gjilan.

Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në obduksion.

Hetues policor të aksidenteve nga njësiti i trafikut rajonal janë duke hetuar rrethanat e këtij aksidenti të rëndë.

Aksident mes tri veturave në Bresalc të Gjilanit – lëndohen tre persona

Shpërndaje në: