Kelmendi: Vehbi Kajtazin s’ka çip nane që e ndalë
Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar pasi në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazi u gjet një pajisje gjurmuese.
Kelmendi ka shkruar se “paranoja e pushtetit tashmë ka filluar të marrë përmasa aq paradoksale sa që lakmi do t’ia merrte edhe Alan J. Pakula”.
Sipas Kelmendit, në rastet kur kritikët e pushtetit konsiderohen si “armiq” të vendit, atëherë përkthehet si “udhëheqësi deluzionale”.
Postimi i plotë:
Kjo paranoja e pushtetit tashmë ka filluar të marrë përmasa aq paradoksale sa që lakmi do t’ia merrte edhe Alan J. Pakula.
Nëse secili kritik i pushtetit (pushteteve) do të merret si armik i shtetit – kemi të bëjmë me një udhëheqësi deluzionale.
Nëse secili që nuk frikësohet shpallet i çmendur nga psikiatrit e oborrit – tregon për synime jo aq të fisme për shtetin.
Vehbiu dhe kolegë të tjerë, kritikë ndaj secilit që e kanë vlerësuar se meriton kritikë, pavarësisht nga cila parti a pari, meritojnë përkrahje dhe jo abuzim.
Vehbiun e kam koleg dhe mik! Ka edhe raste kur nuk jemi pajtuar e nuk pajtohemi, por më të shpeshta janë ato ku pajtohemi!
Por, Vehbiut askush nuk mund t’ia mohojë kontributin në gazetarinë dhe opinionin publik kosovar.
Për punën e tij flasin edhe shpërblimet e shumta e edhe puna në themelimin dhe drejtimin e mediumeve.
Pushtetet në Kosovë janë ndërruar.
Vehbiu ka mbetur i njëjti!
Dhe, me aq sa e njoh, s’ka çip nane që e ndalë!