Pasi u gjet GPS në veturën e Kajtazit, Hardainaj i ashpër: Shteti s’mbahet me persekutim dhe përgjim të gazetarëve
Anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar pasi në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazi është vendosur një GPS.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka “thumbuar” Qeverinë Kurti që sipas tij me këto veprime po mundohen t’i shuajnë aferat.
Postimi i plotë:
Shteti nuk mbahet me persekutim dhe përgjim të gazetarëve apo pronarë të mediave që paguajnë taksa në këtë Republikë. Kushdo që ka vendos GPS në automjetin e gazetarit Vehbi Kajtazi, dëshmon qartë qëllimin negativ apo edhe kanosjen. Ky mjet përgjimi i lëvizjes e ka bazën monitoruese dikund, prandaj hetuesia duhet të vihet në lëvizje dhe ta zbardh këtë rast sa më parë.
Aferat nuk shuhen me përgjues, do t’ju dalin edhe tjera shumë me të poshtra se sa ato që janë publikuar deri tash.