E rrallë/ BMW detyrohet të ndalojë prodhimin

E rrallë/ BMW detyrohet të ndalojë prodhimin

Gazeta lokale Merkur.de në qytetin e Munihut ka shkruar se në fillim të marsit BMW është detyruar që për 40 minuta të ndalojë linjën e saj të prodhimit në Munih si pasojë e veprimeve të papërgjegjshme të dy punonjësve, të cilët kishin shkuar të dehur në punë dhe ishin nën ndikimin e kanabisit.

Si pasojë e kësaj, linja e prodhimit ishte mbyllur për 40 minuta, ku BMW AG ka pranuar se ky incident i kishte kushtuar në vlera miliona Euro.

 

Shpërndaje në: