Dyshohet se u helmuan me amoniak, tre persona nga Podujeva dërgohen në QKUK

Dyshohet se u helmuan me amoniak, tre persona nga Podujeva dërgohen në QKUK

Tre persona nga Podujeva dyshohet se janë helmuar me amoniak.

Të njëjtit janë dërguar mbrëmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për tretman mjekësor.

Lajmin  e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla.

Syla tha se të njëjtit janë në gjendje stabile.

“Po janë sjellë mbrëmë, të njëjtit janë në gjendje stabile. Janë transferuar në Klinikën e Pulmologjisë për vazhdim të trajtimit”, ka thënë Syla për Telegrafin

Shpërndaje në: