Gërvalla në OKB i quan vrasës Gjuriçin e Radojiçiçin: U angazhuan në vrasjen e politikanit më të shquar serb Ivanoviç

Gërvalla në OKB i quan vrasës Gjuriçin e Radojiçiçin: U angazhuan në vrasjen e politikanit më të shquar serb Ivanoviç

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, ka thënë se Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriç, dhe kryekrimineli Milan Radojiçiç, janë vrasës, derisa ka akuzuar këta dy për vrasjen e Oliuver Ivanoviç, politikanit serb nga Kosova.

Këto komente, Gërvalla i ka bërë në seancën e radhës e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku po shqyrtohet raporti i ri gjashtëmujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për punën e UNMIK-ut në Kosovë.

“Gjuriç dhe Radojiçiç, vrasësit, ishin aleatë në shtypjen e qytetarëve serbë të ndershëm që dëshironin vetëm jetë normale. Gjuriç ishte kryesori kur Radojiçiç u angazhua në vrasjen e politikanit më të shquar serb, Oliver Ivanoviç, që u vra para derës së tij”, tha Gërvalla.

“Gjuriç takohej me të prapë së voni tash duke pirë kafe në Beograd, me të njëjtin kriminel e terrorist. Kjo tregon llojin e karaktereve me të cilën ballafaqohemi”, shtoi.

Përveç kësaj, kryediplomatja kosovare, në fjalën e saj, sugjeroi që të flitet edhe për rrezikun që, sipas saj, disa kanë frikë ta përmendin.

“Duhet të flasim edhe për luftën, sesi duhet ta parandalojmë një luftë të ardhshme në Evropë, për të cilën disa thonë se Putin mund ta ketë Ballkanin shënjestrën e ardhshme”, potencoi.

“Dora e zgjatur e Putin-it, Vuçiç vazhdon të mbrojë terrositët që udhëheqën sulmin terroirst… Lideri i tyre, Milan Radojiçiç, një prej njerëzve më brutal e më të pasur në Serbi, jo i pasur duke trashëguar nga prindërit e tij, por me anë të krimit, është angazhuar në zhvatje e në vrasje të qytetarëve serbë të Kosovës”.

Gërvalla përmendi faktin se Kosova kërkon ekstradimin e tij. “Ai është përgjegjës për vrasjen e zyrtarit tonë policorë, Afrim Bunjaku”.

Gërvalla i përgjigjet Gjuriç-it: S’ka vend në botë me emrin “Kosovë e Metohi”

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, ka thënë se nuk ka vend në botë që quhet “Kosovë e Metohi”, duke iu kundërpërgjigjur Ministrit të Punëve të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriç, i cili vazhdimisht i referohej Kosovës me këtë emër.

Këto komente, Gërvalla i ka bërë në seancën e radhës e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku po shqyrtohet raporti i ri gjashtëmujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për punën e UNMIK-ut në Kosovë.

“Nuk ka vend në botë, në këtë glob që quhet ‘Kosovë e Metohi’, është Kosovo, Kosova, Republika e Kosovës, por që do të ishte e njëjta gjë të fillojë ta quaj… apo me ndonjë emër tjetër, por nuk do ta bëjë këtë”, tha Gërvalla.

Shpërndaje në: