Kurti “shfrytëzoi” ambasadën për mobilizimin e mërgatës, Hamiti: Takimin e tillë duhej ta njoftonte VV’ja

Kurti “shfrytëzoi” ambasadën për mobilizimin e mërgatës, Hamiti: Takimin e tillë duhej ta njoftonte VV’ja

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, ka reaguar ndaj Ambasadës së Kosovës në Vjenë e cila ka bërë një njoftim për një tubim elektoral të kryeministrit Albin Kurti dhe ministres Donika Gërvalla.

Hamiti ka pyetur për përshkrimin që Ambasada ka vendosur për këtë takim duke e cilësuar si “takim të veçantë”, duke thënë se a nënkupton që ky takim do të bëhet me përkrahës të VV-së dhe GUXO-s në parafushatë për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai ka shkruar se nëse do të ishte një takim i tillë për fushatë paralektorale, do të duhej të njoftonte Lëvizja Vetëvendosje, siç bëjnë normalisht të gjitha partitë kur aranzhojnë takime në diasporë.

Reagimi i plotë:

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri i paska ftuar bashkatdhetarët për “një një takim të veçantë” me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministren Donika Gërvalla Schwarz, ditën e diel, më 3 nëntor 2024, në Vjenë.

Çka do të thotë “takim i veçantë” në këtë rast? Takim me përkrahësit e Vetëvendosjes (VV+Guxo) në kuadër të parafushatës elektorale për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit në Kosovë?

Nëse po, takimin e tillë do të duhej ta njoftonte Vetëvendosje, siç bëjnë partitë politike normalisht kur shkojnë drejtuesit e tyre në tubime politike me përkrahës në diasporë.

Nëse jo, natyra e “takimit të veçantë” do të mund të specifikohej.

Shpërndaje në: