Kurti e bën edhe këtë: Shfrytëzon ambasadat për mobilizimin e mërgatës para zgjedhjeve

Kurti e bën edhe këtë: Shfrytëzon ambasadat për mobilizimin e mërgatës para zgjedhjeve

Kryministri i Kosovës dhe njëherit kryetari i VV-së, Albin Kurti fundin e mandatit të tij si duket po mundohet ta shfrytëzojë për fushatë elektorale, shkruan Periskopi.

Pasi dje i rriti pagat me nga 55 euro për puntorët e sektorit publik, Kurti ka nisur t’i vendos në funksion edhe ambasadat për të mobilizuar mërgatën.

Në një njoftim të lëshuar dje nga Ambasada e Kosovës së Austri, bëhet e ditur se Kurti bashkë me ministren Donika Gërvalla me 3 nëntor do të zhcillojnë një takim me qytetarët atje.

“Kemi kënaqësinë të ju ftojmë të merrni pjesë në një takim të veçantë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, dhe Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla Schwarz. Data: E Diel, 3 Nëntor 2024”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Postimi i plotë:

Të nderuar bashkatdhetarë,
Kemi kënaqësinë të ju ftojmë të merrni pjesë në një takim të veçantë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, dhe Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla Schwarz.
Data: E Diel, 3 Nëntor 2024
Ora: 15:00 – 17:00
Vendi: ARCOTEL Wimberger, Neubaugürtel 34-36, 1070 Vjenë
Ju mirëpresim!

Shpërndaje në: