Deputetët e VV-së e lëshojnë mbledhjen ku ishte ftuar të raportonte drejtori i AKI-së

Deputetët e VV-së e lëshojnë mbledhjen ku ishte ftuar të raportonte drejtori i AKI-së

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë adresuar kritika ndaj kryetares së Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, raporton Ekonomia Online.

Pozita kritikuan kryetaren për thirrjen e kësaj mbledhje për “alarmin që është ngritur për përcjelljen e gazetarëve nga agjentët e AKI-së”.

Deputetët e pushtetit e konsideruan të jashtëligjshme thirrjen e kësaj mbledhje, ndërsa deputeti i VV-së, Luan Aliu lëshoi mbledhjen.

Pas këtij diskutimi, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e lëshuan mbledhjen me arsyetimin se kjo mbledhje është thirrur jashtëligjshëm nga kryetarja Ganimete Musliu.

Me të filluar mbledhja, janë përplasur deputetja e PDK-së, kryetarja e Komisionit Ganimete Musliu me deputetin e VV-së Salih Zyba.

Ky i fundit ka insistuar që Drejtori të mos raportoj për çështjen në fjalë.

“Cili është presioni i kryetares se komisionit nga kush, e ke thirre mbledhje me propagande të sms-ave”?.

Ndërkohë Musliu i është kthyer Zybës, duke i thënë atij se nuk mund të vendos nëse raportimi do të ndodh ose jo.

Shpërndaje në: