BE: Serbia ka shkelur qartë obligimet nga dialogu, me projektligjin për Kosovën

BE: Serbia ka shkelur qartë obligimet nga dialogu, me projektligjin për Kosovën

Bashkimi Evropian ka deklaruar se Serbia ka bërë shkelje të qartë të obligimeve nga dialogu, pas projektligjit për shpalljen e Kosovës zonë të mbrojtjes së veçantë dhe për organizimin e autoriteve gjyqësore në ndjekjen penale.

Zëdhënësja e BE-së, Nabila Massrali sipas “RTK” u ka bërë thirrje autoriteteve të Beogradit që ta rishqyrtojnë projektligjin në fjalë.

“BE-ja i kujton Serbisë se ajo është e detyruar ndaj të gjitha Marrëveshjeve të Dialogut si pjesë integrale e integrimit të saj në BE dhe i bën thirrje Serbisë që projektligjet të rishqyrtohen në përputhje me rrethanat.” – citohet se ka thënë ajo.

Shpërndaje në: