Dërguti: Ekonomistët Murati e Bislimi pas ardhjes në pushtet u shndërruan në kontabilistë

Dërguti: Ekonomistët Murati e Bislimi pas ardhjes në pushtet u shndërruan në kontabilistë

Ish-deputetja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti, ka kritikuar zëvendëkryeministrin, Besnik Bislimi dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Ajo ka thënë se Vetëvendosje mburrje me ta si eksperta të ekonomisë, por që sipas saj, pas ardhjes në pushtet, Bislimi e Murati u shndërruan në kontabilistë.

“Ishte pikërisht ky ekonomisti Hekuran Murati bashkë me mësuesin e tij Besnik Bislimi, me të cilët Vetëvendosje mburrej si ekspertë të ekonomisë dhe se do të bëjnë ndryshime të mëdha në ekonomi, në fakt këta në momentin kur erdhën ne pushtet, këta ekonomistë u shndërruan në kontabilistë të cilët dinë t’i rregullojnë shifrat para auditorit”.

“Pra krejt çka bëjnë këta, marrin raporte ndërkombëtare aty ku duken mirë dhe bëjnë që të duken gjërat mirë, por duhet pyetur qytetarët se a e kanë jetën më të mirë gjatë kësaj qeverisjeje, mendoj që kështu matet qeverisja” – ka thënë ajo në Rubikon.

Shpërndaje në: