Haradinaj: Kurti më pro-rus e pro-serb sesa Vuçiç-i e Vulin-i

Haradinaj: Kurti më pro-rus e pro-serb sesa Vuçiç-i e Vulin-i

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është më pro-rus e pro-serb sesa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin.

Një konstatim të tillë, Haradinaj, e ka argumentuar me faktin se nën qeverisjen e Albin Kurtit, Kosova ka përkeqësuar raportet me botën Perëndimore dhe ka vendosur vendin nën masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian.

“Pas sulmit terroristë në Banjë, Serbia që është aleate e Rusisë, nuk ka sanksione. Imagjinoni sa pro-rus e pro-serb duhet të jetë Albin Kurti, sa ma shumë se Vulini e Vuçiç-i, që me arrit me e fut Kosovën nën sanksione të BE-së”, tha ai në një intervistë për RTV Dukagjini.

Haradinaj ndër të tjera vlerësoi se kryeministri aktual i Kosovës “është dy herë më i efektshëm” në politikat anti-perëndimore e anti-amerikane sesa Vuçiç-i e Vulin-i.

“Vulini e Vuçiç me krejt lidhjet e tyre me Rusinë me Kinën me investime që i sjellin Serbisë nga Rusia e Kina e kanë shpëtuar vendin e tyre nga sanksionet”, shtoi ai.

Shpërndaje në: