Policia po i heton dy vdekje në Prizren
Policia e Kosovës po i heton dy vdekje të ndara në Prizren që kanë ndodhur të hënën. Policia njoftoi se një person është gjetur pa shenja jete i ulur në rrugë, e në vendin e ngjarjes ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Ndërsa, rreth orës 13:10 një person është gjetur i shtrirë në tokë.
Atij i është dhënë ndihma mjekësore dhe në Spitalin Rajonal të Prizrenit ka humbur jetën. Autoritetet bënë me dije se trupi i pajetë i është dërguar familjarëve për ceremoni mortore.