Arrestohet serbi në Novosellë, e kaloi ilegalisht kufirin
Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Novosellë, pasi që e kishte kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Kosovë.
Sipas policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
Nga policia, rasti është cilësuar si “kalim ilegal i kufirit”.