Vrasje në tentativë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar për një vrasje në tentativë në Prishtinë.
Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se gjersa ka qenë duke lëvizur në rruge me veturë, është ndaluar nga një person i pa njohur me motoçikletë i cili pas një fjalosje, kishte shtënë me armë zjarri.
Përpos dëmeve materiale, të lënduar nuk ka.