Qeveria ia bllokon Komunës së Suharekës xhirollogarinë bankare

Qeveria ia bllokon Komunës së Suharekës xhirollogarinë bankare

Qeveria e Kosovës ia ka bllokuar Komunës së Suharekës xhirollogarinë bankare.

Kështu ka bërë të ditur Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Ai tha për Periskopin se kjo ka ndodhur si pasojë e kontratës kolektive dhe mosgatishmërisë se qeverisë për ta zgjidhur këtë problem.

Ndërkaq shtoi se kjo mund t’i ndodh edhe komunave tjera nëse qeveria nuk ka vullnet për të gjetur zgjidhje të këtij problemi.

AKK njëherë kërkon nga qeveria që t’i dëgjojë komunat dhe të reflektojë në kërkesat e tyre për kontratën kolektive.

“Qeveria ia bllokoi Komunës së Suharekës xhirollogarinë bankare si pasojë e kontratës kolektive dhe mosgatishmërisë se qeverisë për ta zgjidhur këtë problem. Kjo mund t’i ndodh edhe komunave tjera nëse qeveria nuk ka vullnet për të gjetur zgjidhje të këtij problemi. AKK edhe njëherë kërkon nga qeveria që t’i dëgjojë komunat dhe të reflektojë në kërkesat e tyre për kontratën kolektive”, ka thënë Ibrahimi për Periskopin.

Shpërndaje në: