Kryeshefi i KRM “Pastrimi” ul për mbi 93% shpenzimet e reprezentacionit

Kryeshefi i KRM “Pastrimi” ul për mbi 93% shpenzimet e reprezentacionit

Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Regjionale të Mbeturinave KRM “Pastrimi”, Petrit Reçica ka publikuar shpenzimet e Reprezentacionit për dy vitet e fundit 2023-2024, shkruan Periskopi.

Reçica, njofton se shpenzimet kanë qenë në nivelet më të ulëta në dy vitet e fundit për më shumë se 93%, shifër kjo që shfaq dukshëm dallimin në raport me vitet paraprake.

Njoftimi i plotë:

Shpenzimet e Reprezentacionit në Dy Vitete e Fundit 📉
Që nga marrja e detyrës sime si Kryeshef Ekzekutiv në KRM Pastrimi më 12 Prill 2023, jam përkushtuar që shpenzimet e reprezentacionit të menaxhohen në mënyrë të kujdesshme dhe transparente. Si rezultat, shpenzimet kanë qenë në nivelet më të ulëta në dy vitet e fundit për më shumë se 93%. Më poshtë janë të dhënat përkatëse për shpenzimet në vite:
➡️ 2021: 58,130.96 Euro
➡️ 2022: 15,087.37 Euro
➡️ 2023 (pas marrjes së pozitës): 1,723.51 Euro
➡️ 2024 (Janar-Shtator): 3,606.22 Euro
🔍 Për hir të transparencës, këto shifra po publikohen për të informuar qytetarët për menaxhimin e kujdesshëm të financave të KRM Pastrimi. Përkushtimi ynë ndaj transparencës dhe efikasitetit mbetet prioritet, duke synuar gjithmonë që çdo euro e shpenzuar të përkthehet në përfitim për qytetarët dhe mjedisin.

Shpërndaje në: