Tahiri i AAK-së: Kurti po frikësohet të vijë në Kuvend për tu përballur me punën e tij

Tahiri i AAK-së: Kurti po frikësohet të vijë në Kuvend për tu përballur me punën e tij

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënën se shumica parlamentare e ka kthyer Kosovën prapa.

Ai është shprehur se krerët e shtetit janë zotuar qysh moti për themelimin e Asociacionit, por që sipas Tahirit VV-ja po përdor standarde të dyfishta në qeverisje, përcjell IndeksOnline.

Tahiri është shprehur se kjo Qeveri është dashur moti që të shkojë në shtëpi.

Deputeti i AAK-së, gjithashtu ka akuzuar, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se ka frikë të vijë në Kuvend për t’u përballur me punën e tij.

Shpërndaje në: