Gashi kritikon Konjufcën: Të quash rebelim një sjellje normale parlamentare është e turpshme

Gashi kritikon Konjufcën: Të quash rebelim një sjellje normale parlamentare është e turpshme

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Abelard Tahiri, pas mbledhjes së kryesisë është pyetur për deklaratën e kryetarit të kuvendit, Glauk Konjufca, se LDK është “rebeluar”.

Ai tha se të quash rebelim sjelljen normale parlamentare është e turpshme.

“… Sepse ne kemi bërë lëvizje që kanë qenë në interes të Kosovës, duke nisur te marrëveshjet ndërkombëtare dhe duke përfunduar tek nisma për anëtarësimin në KiE ku kemi kërkuar zyrtarisht në Partinë Popullore Evropiane të përkrahet liberalizimi i vizave… Të quash rebelim një sjellje normale parlamentare është e turpshme. Nga kush? Nga VV që e ka gjujt me zollë kuvendin, që e ka gjujt kryeministrin e deputetët me gaz lotsjellës, që e ka pamundësu cdo vendimmarrje, ata me na qujt neve rebelë, cka është rebelizmi, konstruktiviteti prej sot konsiderohet rebelizëm”, tha ai.

“Atëherë ju ngojke LDK, tash u rebelu”, Konjufca e ngacmon Abelard Tahirin

Tahiri i reagon Konjufcës për Asociacionin: Jeni joseriozë, jemi në prag të zgjedhjeve ky është fat

Shpërndaje në: