Konjufca i ashpër ndaj BE-së për Asociacionin: S’mund të marrin kompetencat e Kosovës – s’është fer

Konjufca i ashpër ndaj BE-së për Asociacionin: S’mund të marrin kompetencat e Kosovës – s’është fer

Kryetariu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka komentuar presionin e ndërkombëtarëve për dërgimin ë Kushtuese të draftit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se Bashkimi Evropian nuk mund të marrë kompetencat e të vendos për Kosovës.

Madje sipas tij, kjo qasje është diskriminuese dhe nuk është fer.

”BE e ka pas qasjen merre ose leje. Prej kur kjo qasje? Mundesh me na akuzu për zvarritje por s’do të thotë me t’i marr kompetencat shtetërore. Jo tash me thënë e humbëm një kompetencë shtetërore. Nuk mundet BE-ja me të qitë para aktit të kryer”, u shpreh Konjufca.

“Nuk mundet në vend të Kosovës ta marrë kompetencën Bashkimi Evropian. Kjo i bie që BE e grabit një kompetencë të Kosovës. Sipas marrëveshjeve të deritashme Kosova e ka këtë drejtë për të paraqitur. BE mundet të na thotë jeni vonuar dhe ne mund të themi se a ka pasur afat kohor te caktuar. Ndoshta ne mund të pranojmë kritikën e vonesën, por nuk do të thotë t’ia marrim kompetencës”.

“Me na imponu se është vetëm ky dokument dhe duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese nuk është fer dhe është qasje shumë diskriminuese nga BE që Kosovën e trajton si jo shtet. Kosova duhet ta mbrojë të drejtën e vet deri në fund për tu ulur me BE Për ta sqaruar se kush e ka këtë kompetencë, unë mendoj që e ka Kosova. Vonesa nuk mund të na marrë kompetencën neve”.

Shpërndaje në: