Nga një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për sulmin ndaj Gazmend Muhaxherit

Nga një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për sulmin ndaj Gazmend Muhaxherit

Gjykata Themelore e Pejës u ka caktuar nga një muaj paraburgim Driton e Korab Lulaj, të cilët dyshohen se sulmuan fizikisht kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së shtunës teksa i pari i Pejës po dilte nga një kafiteri.

Masën e sigurisë ndaj dy të dyshuarve e ka konfirmoi Elzana Kastrati, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Pejë.

Paraprakisht, gjatë ditës së djeshme ishte mbajtur seanca gjyqësore ku ndaj të dyshuarve ishte zgjatur masa e ndalimit edhe për 48 orë të tjera, deri në vendimin e sotëm.

“Çka u tha e çka s’u bë?”, Abdixhiku shpërndan premtimin e Kurtit për ndërtimin e 160 çerdhe: Vetëm 4 u realizuan

Shpërndaje në: