”S’ka numra, po e shpërndajmë Kuvendin” – Konjufca e nis me shaka mbledhjen, opozita e ngacmon për skandalet e Qeverisë
Kryesia e Kuvendit është mbledhur sot për të caktuar seancën e radhës.
E para fillimit të mbledhjes nuk munguan as ironitë nga shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri, i cili i tha kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës që është i habitur që deputetët e mazhorancës janë të pranishëm në këtë takim, duke aluduar në mungesën e tyre në disa seanca të jashtëzakonshme.
“Po çuditen edhe gazetarët me juve qe jeni ardhë”, tha Tahiri.
Por nuk mungoi as përgjigjja e Konjucës, i cili tha se nëse nuk ka numra, atëherë duhet të shpërndajmë Kuvendin.
“Nëse s’ka numra, po e shpërndajmë Kuvendin”, tha Konjufca.
Po ashtu edhe Arben Gashi ka ironizuar me Mimoza Kusari Lilën, sa i përket çështjes së numrave në Kuvend.