Në fund të mandatit, Arbërie Nagavcit i bie në mend ta ndërtojë një çerdhe, lëshon tender 750 mijë euro

Në fund të mandatit, Arbërie Nagavcit i bie në mend ta ndërtojë një çerdhe, lëshon tender 750 mijë euro

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci në fund të mandatit është kujtuar që të ndërtoj një çerdhe në Komunën të cilën udhëheq Vetëvendosje, në Podujevë.

Ministria e Nagavcit ka lëshuar tender 750 mijë euro për ndërtimin e një çerdhe në fshatin Gllamnik të Podujevës.

Procedura është e hapur për të gjithë ata të cilët dëshirojnë të aplikojnë për këtë tender.

Afati i fundit për pranim të tenderëve është më datë 18.11.2024.

Kujtojmë se para se të vinin në pushtet, kryeministrit Kurti premtoi ndërtimin e 160 çerdheve në mandatin e tij, por vetëm 4 prej tyre u realizuan.

Rreth një muaj më parë, Nagavci, e ka pranuar se dikasteri të cilën ajo e drejton nuk ka arritur ta përmbush premtimin e dhënë për 160 çerdhe të ndërtuara në të gjithë territorin e Kosovës për brenda një mandati qeverisës.

Këtë mos-realizim të premtimit, megjithatë ajo ua ka faturuar komunave meqë sipas saj “s’ka pasur hapësirë dhe bashkëpunim prej komunave”.

“Nëse e krahasojmë numrin e çerdheve të ndërtuara gjatë mandatit tonë, me investime që nga ana e Ministrisë së Arsimit, janë bërë në komuna në ndërtimin e kopshteve dhe çerdheve, ne jemi dukshëm më mirë sesa deri më tani”, ka thënë ajo.

“Por, nëse e krahasojmë me premtimin tonë qe e kemi pasur, si zotim për ndërtimin e çerdheve dhe infrastrukturës së nevojshme, nuk kemi arritur të përmbushim të tërin, për shkak se nuk ka pasur hapësirë dhe bashkëpunim prej komunave. Nuk besoj që gjithmonë është për arsye politike, ato mund të jenë një nga arsyet, edhe janë në raste të caktuara, por jo gjithmonë”, u shpreh Nagavci.

“Çka u tha e çka s’u bë?”, Abdixhiku shpërndan premtimin e Kurtit për ndërtimin e 160 çerdhe: Vetëm 4 u realizuan

/Periskopi/

 

Shpërndaje në: