Vrau vëllain me thikë, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë

Vrau vëllain me thikë, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë

Policia ka dhënë detaje për rastin e tmerrshëm që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, ku vëllai e vrau vëllain me thikë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“VRASJE E RËNDË- Rr. Tirana-Prishtinë, 27.10.2024-20:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që me mjet të mprehtë-thikë kishte goditur disa herë viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes, njësia e Urgjencës ka bërë konstatimin e vdekjes së viktimës si dhe të dyshuarit i është dhënë tretman mjekësor pasi kishte lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes kanë dal edhe prokurori kujdestar dhe njësia e IML-së. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.”

Shpërndaje në: