Pamje nga vendi ku ndodhi tragjedia/ Vëllai dyshohet se privoi nga jeta vëllanë në Prishtinë

Pamje nga vendi ku ndodhi tragjedia/ Vëllai dyshohet se privoi nga jeta vëllanë në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin sonte, një person dyshohet se u ther për vdekje me thikë nga vëllai i tij. 

Rasti ndodhi para rreth një ore dhe vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor i Emergjencës.

Policia ka arritur të identifikojë të dyshuarin, i cili doli të jetë vëllai i viktimës.

Zëdhëndësi i policisë Daut Hoxha të ditur se ngjarja fillimisht ka nisur si mosmarrëveshje mes dy personave e më vonë ka eskaluar në përleshje me thikë, me ç’rast një person ka ndërruar jetë.

Në lidhje me këtë ngjarje ka dhënë detaje Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, ku njoftoi se gjendja e tij aktualisht është stabile.

“Një i lënduar me armë të ftohtë është duke u trajtuar në Qendrën Emergjente, për momentin janë duke iu kryer ekzaminimet e duhura. Gjendja është stabile”, është shprehur ai.

Shpërndaje në: