Alban Zogaj zyrtarizon kandidaturën për deputet: Dua ta ndihmoj LDK-në

Alban Zogaj zyrtarizon kandidaturën për deputet: Dua ta ndihmoj LDK-në

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj ka zyrtarizuar kandidaturën për deputet të Kuvendit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Zogaj në emisionin Reel Talk me Maxhunin në Periskopi, shprehu disa nga arsyet për ta votuar.

“Më takon të garoj në zgjedhjet e ardhshme dhe dua ta ndihmoj Lidhjen Demokratike të Kosovës. Dega jonë më ka propozuar për deputet dhe unë do të marr pjesë. Tri arsyet kryesore për të më votuar janë: E para përvojën time që e kam fituar në kryeqytet por edhe të mëhershme në Milenimum Challenge Cooperation, projekt i madh amerikan të cilën dua ta sjell edhe në Kuvendin e Kosovës. Unë jam doctor I shkencave ekonomike dhe kam punuar shumë me ligje, e sidomos do të punoj me ligje ekonomike.

Unë si ekonomist konsideroj se ekonomia e Kosovës është në gjendje të rëndë, dhe ne ekonomistët me emër duhet të japim kontributin tonë që ta ngritim ekonominë e vendit e kontribut duhet të bëhet në Kuvendin e Kosovës përmes ligjeve e duhet me I ndrru shumë ligje të Kosovës në mënyrë që me liru ekonominë e vendit e sidomos me heq një pjesë të byrokracisë. Andaj, ekspertizën time ekonomike dhe ekspertizën time në menaxhim të projekteve sepse Prishtina më ka jep përvojë të madhe sepse menaxhojmë projekte milionëshe”, u shpreh Zogaj.

Intervistën e plotë:

Shpërndaje në: