Zogaj: Mbi 150 mijë vetura hynë çdo ditë në Prishtinë, po punojmë për t’i zbutur kolonat

Zogaj: Mbi 150 mijë vetura hynë çdo ditë në Prishtinë, po punojmë për t’i zbutur kolonat

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj i ftuar në emisionin Reel Talk me Maxhunin në Periskopi, foli për strategjinë e komunës për shmangien e kolonave të shumta në kryeqytet, problem ky që është shumë i theksuar.

Zogaj përmendi se janë mbi 150,000 vetura të cilat hyjnë në kryeqytet nga komunat e tjera dhe që ky numër e tejkalon kapacitetin e veturave që mund t’i përballojë Prishtina.

Nënkryetari i Prishtinës shtoi se janë duke punuar intensivisht për të zbutur kolonat dhe përmendi tri projektet e mëdha në të cilat janë duke punuar.

”Ne bëjmë matje me qytetarët e Prishtinës, kur i pyesim cilat janë problemet më të mëdhaja që i keni, tri na dalin vazhdimisht. Trafiku, mbledhja e mbeturinave dhe menaxhimi i tyre dhe qentë endacakë. Ne merremi shumë seriozisht me këto tri probleme. Problemi i kolonave është shumë kompleks. Qytetarët e Prishtinës duhet ta dijnë se 150 mijë vetura hyjnë cdo ditë nga jashtë në kryeqytet. Është një dyndje shumë e madhe e veturave për një qytet që nuk e përballon këtë numër kaq të madh të veturave. Dalja e re te ura në Lakrishtë na krijon një casje të re te lagja Arbëria por edhe për krejt daljen kah Mitrovica dhe Podujevë”, thotë Zogaj.

Zogaj tha se me plan dinamik kjo urë do të duhej të kryhej deri në fund të këtij viti (2024), “ne në krejt projektet jemi duke pas vonesa dhe ngecje, firmat private që po i fitojnë kontratat kanë mungesë të kapaciteteve dhe resurseve”.

Ai shtoi se rruga njëkahore do të zbusë shumë problemet në komunikacion.

Zogaj shtoi se një ndër projektet e radhës është shtimi i autobusëve për të shmangur mbingarkimin e rrugëve me vetura.

Nënkryetari i komunës përmendi edhe ndërtimin e Rrugës A.

“Ne jemi duke investuar shumë dhe është një nga projektet më të mëdha kapitale të Prishtinës. Është afër përfundimit të fazës së parë e cilat niset nga Spitali Amerikan e deri të Rrruga B dhe pritet të përfundoj gjatë vitit të ardhshëm.

Zogaj shtoi se për Rrugën A janë duke u ballafaquar me bllokada të ndryshme si nga Gjykata Komerciale e bllokada pronësore.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

Shpërndaje në: