Përurohet tribuna e re e stadiumit “Liman Gegaj” në Malishevë, merr pjesë edhe Fatmir Limaj

Përurohet tribuna e re e stadiumit “Liman Gegaj” në Malishevë, merr pjesë edhe Fatmir Limaj

Gjatë ditë së sotme është përurorua tribuna e re e stadiumit “Liman Gegaj” në Malishevë, shkruan Periskopi.

Pjesë e këtij përurimi ishte edhe kryetari i NISMA, Fatmir Limaj.

Gjatë ceremonisë hapëse u nderuan figurat që kanë kontribuar në suksesin e F.C Malishevës, si dhe kujtuan Hajdin Berishan, që muaj më parë u nda nga jeta.

 

Postimi i plotë i Limajt:

Sot mora pjesë në përurimin e tribunës së re të stadiumit “Liman Gegaj” në Malishevë.

Ky projekt është një arritje e madhe në rrugën drejtë urbanizimit të Malishevës, dhe jam jashtëzakonisht i gëzuar për këtë hap të rëndësishëm.

Gjatë ceremonisë hapëse, nderuam figurat që kanë kontribuar në suksesin e F.C Malishevës, si dhe kujtuam me nderim mikun tonë, Hajdin Berisha, që muaj më parë u nda nga ne.

Ngjarja e sotme shënon një kapitull të ri për sportin dhe komunitetin në Malishevë.

Shpërndaje në: