Nushi i PSD-së: Shkëlqimi dhe rënia e shokut Peci – java e re, punësime të reja

Nushi i PSD-së: Shkëlqimi dhe rënia e shokut Peci – java e re, punësime të reja

Sekretari i PSD-së, Nol Nushi, ka shkruar për disa punësime në ministrinë e Bujqësisë në krye të së cilës është mininistri, Faton Peci.

Nushi ka numërua disa nga punësimet në këtë ministri.

“Java e re, punesime te reja!” – ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Shkrimi i tij:

Shkelqimi dhe renia e shokut Peci:

Live ne debat, nxinet ne rrene, per punesimin e motres se zvministrit te Listes Guxo ne Mibistri te Bujqesise

Keshilltari i tij Mentor Tahiri del se eshte rahatuar ne nje pozite te rendesishme ne Ministrine e Jashtme te udhehequr nga Donika Gervalla.

Peci ia kthen favorin Gervalles duke ia punesuar asistentin e saj Haki Huruglicen ne nje pozite te rendesishme ne ministri te Bujqesise.

Hap konkurs per ta emeruar Bahtjar Berishen nje njeri te partise si Drejtor Ekzekutiv te Agjensise se Pyjeve te Kosoves. Bahtjari del i pari ne liste.

Te njejtit anetar te partise, ia ndane 50.000€ grant per ndertimin e 3 villave.

Keshilltarin e tij Albert Behramin, e rehaton si drejtor Agjensise se pyjeve per rajonin e Mitrovices.

Asistenten personale dhe anetaren e kryesise, e rehaton me pozite te perhershme ne sherbim civil duke e punesuar si Zyrtare per Media ne Ministri te Bujqesise.

Java e re, punesime te reja!

Shpërndaje në: