Hidhet mjet eksplodues në oborrin e polices në Zveçan: I dëmtohet fasada dhe një dritare e shtëpisë

Hidhet mjet eksplodues në oborrin e polices në Zveçan: I dëmtohet fasada dhe një dritare e shtëpisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se persona të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes në oborrin e shtëpisë së një zyrtare policore në Zveçan.

Sipas raportit, përveç dëmëve materiale në fasadën e shtëpisë dhe në një dritare, nuk raportohet për të lënduar.

Raporti i plotë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Zveçan / 25-26.10.2024 – 23:00-08:00. Është raportuar se nga të dyshuar të panjohur është hedhur një mjet eksplodues në oborrin e shtëpisë së një zyrtareje policore f/kosovare. Përveç dëmeve materiale në fasadën e shtëpisë dhe në një dritare nuk raportohet për të lënduar. Njësitë relevante policore i janë përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori.

Shpërndaje në: