Syla për fyerjen e Ulajt kundër gazetarëve: A ka ndonjë diagnozë për Kurtin

Syla për fyerjen e Ulajt kundër gazetarëve: A ka ndonjë diagnozë për Kurtin

Gazetari Valon Syla ka reaguar kundër postimit të psikiatrit Isuf Ulaj që është edhe këshilltar i kryeministrit Albin Kurti.

Ulaj të premten ka shkruar se të gjithë ata që po raportojnë se po përcillen janë në paranoja. Ai tërthorazi ka shkruar kundër gazetarit Kajtazi, i cili ditë më parë ka thënë se është duke u përcjell nga agjentë të AKI-së.

Ndërkaq, gazetari Syla ka thënë se qeveria e Kurtit është duke reflektuar shumë dhunë.

“Madje edhe prej psikiatrave si Isuf Ulaj që e ka këshilltar Kurti, kundër gazetarit Vehbi Kajtazi që mundohen të japin diagnoza paranoje në FB me statusa. Kjo pas instrumentalizimeve në sektorin e sigurise dhe drejtësisë”, ka shkruar Syla.

Ai në fund ka pyetur nëse ka ndonjë diagnozë edhe për Kurtin.

“Por a ka ndonjë diagnozë Z. Kurti është mirë të na tregoj psikiatri”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në: