Policia del me sqarim për arrestimin e të dyshuarit në veri që shpërfilli urdhrat

Policia del me sqarim për arrestimin e të dyshuarit në veri që shpërfilli urdhrat

Policia e Kosovës ka arritur që mbrëmë pas mesnate ta arrestojë një person nën dyshimet se i njëjti është futur në pronën e një qytetari në veri dhe ka dëmtuar atë.

Sipas Policisë, personi i dyshuar është arrestuar dhe se gjatë arrestimit kanë hasur në rezistencë dhe janë përballur me fryrje e sharje në gjuhën serbe.

Personi i dyshuar pa pritmas ka dëmtuar rrjetën tek një lokal dhe duke kaluar mbi rrjetë, ka hyrë në pronë private duke dëmtuar gjera të ndryshme.

Zyrtarët policorë fillimisht kanë kërkuar që personi të ndalojë veprimet e tij, por i njëjti duke mos iu bindur urdhrave të zyrtarëve policorë, ka filluar të përdorë shprehje të ndryshme dhe të ofendojë zyrtarët policorë në gjuhën serbe.

Edhe përkundër tentimeve të vazhdueshme të Policisë që të njëjtin ta ndalojnë së vepruari dhe së fyeri, i dyshuari nuk ka ndaluar dhe nuk iu është bindur urdhrave, andaj zyrtarë janë detyruar që të njëjtin ta arrestojnë dhe ta shoqërojnë në stacion policor.

Personi i arrestuar dyshohej se ka qenë nën ndikim të alkoolit, ku është provuar t’i bëhet alkool- testi, por i njëjti ka refuzuar.

Ndaj të dyshuarit, policia i ka shqiptuar një gjobë dhe më pas është liruar.

Gjithashtu, Policia e Kosovës ka njoftuar edhe Inspektoratin Policor të Kosovës, për të hetuar pretendimet e ngritura se kinse zyrtarët policorë kanë keqtrajtuar personin në fjalë.

 

Shpërndaje në: