Haradinaj: Qyqar e skajshmërisht i dënueshëm sulmi fizik mbi kryetarin Muhaxheri

Haradinaj: Qyqar e skajshmërisht i dënueshëm sulmi fizik mbi kryetarin Muhaxheri

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas sulmit fizik të kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Haradinaj, përmes një postimi në facebook ka thënë se drejtësia të zbardh motivet e këtij sulmi dhe të jetë e pakompromis në ndëshkimin e tyre.

“Qyqar e skajshmërisht i dënueshëm sulmi fizik mbi kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherin! Drejtësia, pas arrestimit të sulmuesve, të zbardh motivet e këtij sulmi dhe të jetë e pakompromis në ndëshkimin e tyre! Dhuna të goditet në kokë e dhunuesit të rrijnë prapa hekurave.

Lehtësues lajmi që Kryetari Muhaxheri është mirë me shëndet!”, ka shkruar Haradinaj.

Shpërndaje në: