Kosova pritet t’i marrë 16 milionë të BE-së, Von Der Leyen përmend Marrëveshjen e Ohrit

Kosova pritet t’i marrë 16 milionë të BE-së, Von Der Leyen përmend Marrëveshjen e Ohrit

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, në konferencën për media është pyetur për Planin e Rritjes dhe për parakushtet që KE ka vendosur për Kosovën dhe Serbinë sa i përket përfitimit nga milionat e kësaj pako për rajonin.

Von Der Leyen ka thënë se Marrëveshja e Ohrit është thelbësore dhe shumë e rëndësishëm dhe se BE-ja është e përkushtuar ndaj saj. Presidentja e KE ka thënë se zotimi për marrëveshjen do të thotë realizim i saj me kohë.

Zyrtarja e lartë e BE-së ka thënë se është shenjë e mirë që do të ketë para financim para fundit të vitit dhe ka përmendur 16 milionë që Kosova pritet t’i marrë në kuadër të para financimit.

“Marrëveshja e Ohrit është thelbësore dhe është e rëndësishme. Jemi të përkushtuar ndaj saj. Zotimi do të thotë realizim me kohë. Është shenj e mirë që po e kemi para financimin para fund vitit. 16 milionët që përmenda më herët. Do të vazhdojmë hap pas hapi së bashku. Është e rëndësishme që të hapim derën drejt tregut të përbashkët për kompanitë kosovare”, ka thënë Von Der Leyen.

Shpërndaje në: