Azemi pas sulmit ndaj Muhaxherit: Një akti i tillë i dhunshëm, kërcënim për demokracinë!

Azemi pas sulmit ndaj Muhaxherit: Një akti i tillë i dhunshëm, kërcënim për demokracinë!

Pas sulmit ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka reaguar kryetarit i degës së LDK-së, Ferizaj, Visar Azemi.

Azemi ka thënë se një akti i tillë i dhunshëm është një kërcënim për demokracinë dhe sigurinë.

“Duhet të jemi të gjithë të bashkuar kundër dhunës dhe të kërkojmë drejtësi për këtë rast” shkruan Azemi në reagimin e tij.

“Lajmi për sulmin ndaj kryetarit të komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është i papranueshëm.Një akti i tillë i dhunshëm është një kërcënim për demokracinë dhe sigurinë tonë. Duhet të jemi të gjithë të bashkuar kundër dhunës dhe të kërkojmë drejtësi për këtë rast. Jemi afër kryetarit Muhaxheri dhe familjes së tij në këto momente të vështira” shkruan Azemi në reagimin e tij.

Shpërndaje në: