E çuditshme: Deputeti i VV-së thotë se Kusari-Lila pa vullnetin e saj ka folur me Radoiçiqin

E çuditshme: Deputeti i VV-së thotë se Kusari-Lila pa vullnetin e saj ka folur me Radoiçiqin

Deputeti i VV-së, Alban Bajrami, ka dhënë një pretendim të çuditshme në lidhje me bisedën e shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila me MIlan Radoiçiqin, kriminelin serb që ishte në listën e zezë të ShBA-së.

Ndonëse në audio-incizimin e publikuar nga Nacionale vërehet në mënyrë të qartë se biseda e Kusari-Lilës me kriminelin serb bëhet me vullnet të plotë, deputeti Bajrami pretendon se shefja e tij këtë bisedë e ka bërë pa vullnetin e saj.

Megjithatë, ai nuk ka treguar se nga kush e ka shtyrë deputeten e VV-së të bisedoi me Radoiçiqin

Unë konsideroj se është dashur me pas kujdes të shtuar, jashtëzakonisht të shtuar në këtë komunikim, i cili ka ndodhur, por pa vullnetin e saj, dhe se e ka sqaruar disa herë”, ka thënë Bajrami në një intervistë në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Ai ka thënë se Kusari-Lila ka mundur ta ndërpres telefonatën në momentin që është inkuadruar në bisedë krimineli serb.

Po, ka mundur. Vetëm se ai ka qenë komunikim me Simiqin. Nuk po them se në momentin që ka fillu ky tjetri është dashur me vazhu”, ka thënë Bajrami.

Shpërndaje në: