“S’mund ta ndalin e as ta frikësojnë”, Abdixhiku reagon pas sulmit ndaj Gazmend Muhaxherit

“S’mund ta ndalin e as ta frikësojnë”, Abdixhiku reagon pas sulmit ndaj Gazmend Muhaxherit

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar lidhur me sulmin ndaj Kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit, i cili u sulmua sot fizikisht nga dy persona.

Abdixhiku ka thënë se Muhaxherin s’mund ta ndalin e as ta frikësojnë.

Ai u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të mbajnë përgjegjës ata që e sulmuan.

“Gaz Muhaxherin as s’mund ta ndalin e as s’mund ta frikësojnë. Është i gatuar ndryshe ky burrë! Organet e drejtësisë të japin rezultate të shpejta e të mbajnë përgjegjës ata që me argumentin e dhunës e urrejtjes provojnë të ndalin një udhëheqës e njeri të lirë”, ka shkruar Abdixhiku, teksa ka publikuar edhe një foto bashkë me Muhaxherin.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj, ka thënë se Muhaxheri është sulmuar fizikisht në mëngjes dhe se Policia e ka dërguar në Spital për të parë natyrën e lëndimeve.

Shpërndaje në: