Izraeli sulmon objektivat ushtarake në Iran, shpërthime në Teheran
Disa shpërthime të forta u dëgjuan në kryeqytetin e Iranit, Teheran dhe në qytetin e afërt Karaj herët të shtunën, thanë media zyrtare iraniane, duke shtuar se shkaku ishte i panjohur.
Televizioni shtetëror i Iranit tha se disa shpërthime të forta u dëgjuan rreth kryeqytetit, por nuk kishte asnjë koment zyrtar në lidhje me burimin e shpërthimeve.
Izraeli ka planifikuar një përgjigje ndaj një breshërie raketore balistike të kryer nga Irani më 1 tetor, sulmi i dytë i drejtpërdrejtë i Teheranit ndaj Izraelit në gjashtë muaj.
Ndërkohë ushtria izraelite ka reaguar duke thënë se, “si çdo vend tjetër sovran në botë, shteti i Izraelit ka të drejtën dhe detyrën të përgjigjet”, për shkak se “regjimi në Iran dhe përfaqësuesit e tij në rajon… sulmojnë pamëshirshëm Izraelin” që nga 7 tetor 2023.
“Kapacitetet tona mbrojtëse dhe sulmuese janë mobilizuar plotësisht,” thotë ushtria.
“Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur shtetin e Izraelit dhe popullin e Izraelit”, shton ai.