“Harruam mbesën brenda, dolëm me vrap nga frika”, banorët rrëfejnë momentet e tërmetit në Fier

“Harruam mbesën brenda, dolëm me vrap nga frika”, banorët rrëfejnë momentet e tërmetit në Fier

Qyteti i Fierit në Shqipëri është lëkundur nga një tërmet me magnitudë 3.8 shkallë, ku lëkundjet janë ndjerë edhe në Vlorë.

Top Channel ka raportuar ka vendi i ngjarjes, ku ka bërë të ditur se qytetarët janë frikësuar duke dalë nëpër rrugë, por fatmirësisht nuk ka dëme.

Tërmeti u ndje, dolën njerëzit nga shtëpia. Ishte mbi katër ballë thonë. Dëmet do i shohim nesër nëse ka. Njerëzit dolën në rrugë nga frika. Ishte goditje e fortë, zona jonë është mësuar me tërmete. Kjo sot ishte më e fortë. Po flisja me një shok më tha ‘nuk e morëm çupën, dolëm me vrap jashtë’. Ishte e frikshme”, u shpreh kryeplaku i fshatit, Tomorr Metani, për Top Channel.

Nuk pati dëme, ishte goditje e fortë, dolën nga banesa”, tha një tjetër banore.

Shpërndaje në: