Reagon LDK: Keqmenaxhimi i MPJ-së ka çuar në humbjen e 400 pasaportave të mërgimtarëve

Reagon LDK: Keqmenaxhimi i MPJ-së ka çuar në humbjen e 400 pasaportave të mërgimtarëve

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate ka reaguar duke thënë se pushteti aktual po tregon paaftësi të thellë dhe dështime të njëpasnjëshme.

Nga LDK-ja kanë reaguar duke thënë se nga keqmenaxhimi i Ministrisë së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, kanë në humbjen e 400 pasaportave të mërgimtarëve, mbi 160 letërnjoftimeve dhe vendimeve për shtetësinë.

Pushteti aktual po tregon paaftësi të thellë dhe dështime të njëpasnjëshme. Përveçse nuk i ka sjellë Kosovës asnjë njohje të re apo anëtarësim ndërkombëtar, nuk arrin të menaxhojë asnjë proces kaq të thjeshtë siç është posta diplomatike.”

“Keqmenaxhimi dhe mungesa e kompetencës së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sipas raportimeve të mediave ka çuar në humbjen e 400 pasaportave të mërgimtarëve, mbi 160 letërnjoftimeve dhe vendimeve për shtetësinë. Me taksat e qytetarëve, MPJD paguan çmime të larta për dërgesat diplomatike, gjashtë herë mbi çmimin e tregut, por përsëri dështon, ashtu si në çdo proces tjetër. Kjo Ministri e cila i ka lënë fajin operatorit ekonomik për këtë skandal, ka për obligim që të sqarohet për këtë.” – thuhet në komunikatë.

Tutje LDK është shprehur e shqetësuar nga ky dështim i MPJ-së, në ofrimin e shërbimeve të rëndësishme si posta diplomatike.

Lidhja Demokratike e Kosovës është thellësisht e shqetësuar nga ky dështim i Ministrisë së Punëve të Jashtme, në ofrimin e shërbimeve të rëndësishme si posta diplomatike, veçanërisht në rastin ku është paguar shumëfish më shtrenjtë për një tender, i cili në fund rezulton i dështuar. Qytetarët tanë meritojnë respekt, transparencë dhe një qeveri që i jep përparësi nevojave të tyre. LDK angazhohet për të adresuar këto çështje, duke i siguruar çdo qytetari se jemi këtu për t’i shërbyer vendit. Ndryshimi po vjen!” – thuhet në reagim.

Shpërndaje në: