Ky është kosovari i arrestuar për keqpërdorim të fëmijëve me pornografi në Gjermani

Ky është kosovari i arrestuar për keqpërdorim të fëmijëve me pornografi në Gjermani

Bashkëpunimi mes Policisë dhe autoriteteve gjermane lidhur me një rast që dyshohet se ishte kryer vepra penale keqpërdorim i fëmijëve në pornografi, rezultoi me identifikimin dhe kapjen e një personi të dyshuar. I njëjti përfundoi të enjten në pranga dhe rasti tashmë është konfirmuar nga Policia.

I dyshuari u arrestua nga Policia Rajonale në Gjilan dhe është dërguar në mbajtje, me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Kosovari i arrestuar është Shkodran Halili, rreth 23-vjeçar, raporton Sinjali.

Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për ndalimin e të dyshuarit, pasi u njoftuan nga autoritetet e shtetit gjerman.

Vepra për të cilën u arrestua Halili, dyshohet se është kryer në Gjermani.

Ndaj tij, Prokurori ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme brenda afatit ligjor.

 

Pas pranimit të informatave nga autoritetet gjermane përmes kanaleve zyrtare, dhe pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, më 24.10.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Vepra për të cilën po dyshohet i riu futet në veprat penale kundër integritetit seksual.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kushdo që prodhon pornografi me fëmijët ose përdor apo përfshin fëmijën për krijimin ose për prodhimin e shfaqjeve të gjalla, dënohet me burgim prej 5  deri në 15 vjet.

Ndërsa kushdo që shet, shpërndan, promovon, shfaq, transmeton, ofron ose e vë në dispozicion pornografinë për fëmijë, dënohet me burgim prej 3  deri në 10 vjet, si dhe kushdo që siguron për veten apo personin tjetër ose posedon pornografi me fëmijë, dënohet me gjobë dhe me burgim prej 1 deri në 5 vjet.

23 vjeçari nga Kosova arrestohet për pornografi me fëmijë, rasti ka ndodhur në Gjermani

 

Shpërndaje në: