Hoti: Kosovës i duhet një qeveri që ta nxjerrë vendin nga bataku ku e kanë futur LVV-Guxo në këto katër vite

Hoti: Kosovës i duhet një qeveri që ta nxjerrë vendin nga bataku ku e kanë futur LVV-Guxo në këto katër vite

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti ka thënë se mungesa e rezultateve në dialogun me Serbinë, tregon se pushteti ka braktisur dialogun për njohje të nisur në qeverinë e udhëhequr nga LDK.

Hoti ka thënë se mungesa e rezultateve lidhet me kundërshtimin e Kosovës për kohën e themelimit të asociacionit, të cilin Qeveria LVV-Guxo, me Marrëveshjen e Brukselit/Ohrit dhe draftin e statutit të asociacionit, e avancoi dhe e nxori jashtë rendit kushtetues të Kosovës.

Hoti ka shtuar se Qeveria LVV-Guxo është e vetmja nga shpallja e pavarësisë pa asnjë progres në këtë drejtim, pa asnjë njohje apo anëtarësim, pa asnjë marrëveshje strategjike. Përkundrazi, marrëveshja e Brukselit/Ohrit e ka stopuar rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës, thotë ai.

“Qeveria LVV-Guxo është e vetmja nga shpallja e pavarësisë pa asnjë progres në këtë drejtim, pa asnjë njohje apo anëtarësim, pa asnjë marrëveshje strategjike. Përkundrazi, marrëveshja e Brukselit/Ohrit e ka stopuar rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës. Kosovës i duhet një qeveri me energji të reja, përvojë e vizion të qartë, për të rikonfirmuar aleancat dhe nxjerrë vendin nga bataku ku e kanë futur LVV-Guxo në këto katër vite”, shkruan Hoti ndër të tjera.

“U emëruar jashtëligjshëm” – Ejup Maqedonci me urgjencë i kërkon Kurtit shkarkimin e Sekretarit Gafurr Dugolli (DOKUMENT)

Shpërndaje në: