Dy persona gjuajten me armë një lokal në Prishtinë, policia jep detaje për rastin që ndodhi mbrëmë

Dy persona gjuajten me armë një lokal në Prishtinë, policia jep detaje për rastin që ndodhi mbrëmë

Krisma armësh janë dëgjuar mbrëmë rreth orës 21:05 në Prishtinë. Raportohet se dy të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një lokali dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë takuar dy viktimat meshkuj kosovarë, të cilët kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e përleshjes fizike.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti është nën hetime.

Të shtëna me armë te Bregu i Diellit në Prishtinë

Shpërndaje në: