Hetimet ndaj gazetarëve, AGK reagon: I kemi kërkuar Prokurorisë sqarim

Hetimet ndaj gazetarëve, AGK reagon: I kemi kërkuar Prokurorisë sqarim

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës janë shprehur të shqetësuar pas hetimeve të prokurorisë ndaj gazetarëve, Vehbi Kajtazi dhe Lirim Mehmetajt.

Në një reagim, nga AGK thonë se kanë kërkuar sqarim Prokurorisë Themelore në mënyrë që të sigurohen se këto hetime nuk janë politike.

Reagimi i plotë:

AGK shpreh shqetësimin për hetimet ndaj gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, sot i ka dërguar një letër Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, duke kërkuar sqarime lidhur me hetimet ndaj gazetarëve Vehbi Kajtazi dhe Lirim Mehmetaj.

AGK-ja është thellësisht e shqetësuar për këtë situatë dhe kërkon që të sigurohet se këto hetime nuk janë të motivuara politikisht, si dhe që liria e shprehjes dhe e medias të respektohen në tërësi.

Gjithashtu, AGK ka kërkuar një takim me Kryeprokurorin për të diskutuar rastin dhe për të mbrojtur të drejtat e gazetarëve.

AGK do të vazhdojë të monitorojë nga afër këtë zhvillim, ndërsa fton të gjitha palët e përfshira të mos i shkelin parimet demokratike dhe që në asnjë formë të mos cënohet liria e shprehjes, e gazetarëve, e mediave dhe e drejta për informim.

 

Shpërndaje në: