Përfundon takimi trepalësh

Përfundon takimi trepalësh

Ka përfunduar takimi trepalësh në mes të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë dhe ndërmjetësit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

Korrespodenti i KOHËS në Bruksel, ka njoftuar se ende s’dihet se çka kanë diskutuar palët, por sipas tij, ky takim trepalësh është pozitiv pasi tash e një kohë s’ka pasur takime të tilla.

“Kësaj radhe vetë fakti që ka ndodhur takimi trepalësh, është sadopak lajm i mirë pasi në të kaluarën shpesh palët refuzonin të takoheshin dhe të pajtoheshin për agjendën. Çka ka ndodhur në takim ende s’kemi arritur të marrim vesh. Ajo që është diskutuar, sipas burimeve, është rruga përpara në implementimin e marrëveshjes nga të dyja palët”, ka thënë Palokaj. 

Shpërndaje në: